Sudani bëri të ditur se ka nënshkruar marrëveshje të sponsorizuar nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.
Në një njoftim, Kabineti sudanez tha se ministri i Drejtësisë, Nasur Aldin Abdul Bari, nënshkroi Marrëveshjet e Abrahamit me sekretarin e Thesarit të SHBA-ve, Steven Munich, i cili arriti në Khartoum të mërkurën.
Duke nënshkruar marrëveshjet, Sudani i është bashkuar Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinit në njohjen e Izraelit. Të dy vendet e Gjirit nënshkruan Marrëveshjet e Abrahamit në shtator gjatë një ceremonie të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.
Në tetor, presidenti në largim i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se Sudani do të normalizonte marrëdhëniet me Izraelin.
Marrëveshjet e normalizimit janë dënuar gjerësisht nga palestinezët, të cilët thonë se marrëveshjet injorojnë të drejtat e tyre dhe nuk i shërbejnë çështjes palestineze.
Sot herët në mëngjes, Sudani dhe SHBA nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të shlyerjen e 1 miliard dollarë të borxheve të Sudanit ndaj Bankës Botërore. Nënshkrimi erdhi një muaj pasi Washingtoni hoqi Sudanin nga lista e sponsorëve shtetërorë të terrorizmit.
Ky hap do t’i mundësojë Sudanit të rifitojë aksesin në mbi 1 miliard dollarë në financimin vjetor nga Banka Botërore për herë të parë në 27 vjet.
Top Channel