30/11 09:51
Nënpresidenti Mice Pence u bëri thirrje protestuesve që të largohen nga ndërtesa e Kapitolit.
Pence bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe që njerëzit që të respektojnë zbatimin e ligjit duke u larguar nga ndërtesa.
“Dhuna dhe shkatërrimi në Kapitolin e SHBA duhet të ndalet dhe duhet të ndalet tani. Kushdo që përfshihet duhet të respektojë oficerët e Zbatimit të Ligjit dhe duhet menjëherë të largohen nga ndërtesa.
Protesta paqësore është e drejta e çdo amerikani, por ky sulm ndaj Kapitolit tonë nuk do të tolerohet dhe ata që përfshihen do të ndiqen penalisht në masën më të plotë të ligjit.”
Top Channel