Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka bërë të ditur se tre kandidatë joaktivë të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) janë të gatshme për prova njerëzore.
Koca tha se 17 kandidatë të ndryshëm të vaksinave COVID-19 janë duke u zhvilluar në Turqi dhe se midis tyre “tre nga vaksinat tona kandidate kanë aplikuar në Agjencinë Turke të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për fillimin e provave në njerëz”.
“Vaksina jonë joaktive që është në fazën e eksperimentit njerëzor është e gatshme të fillojë ‘fazën 2’. Ajo pritet të fillojë ‘fazën 3’ në muajin prill”, njoftoi Koca.
Koca njoftoi se një vaksinë e Grimcave të Ngjashme me Virusin (VLP), e cila është unike në botë ka arritur nivelin për prodhim për hulumtime dhe aplikim për testime mbi njerëz.
Ai tha se kapaciteti shkencor i Turqisë është kompetent për të kryer aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore për të gjitha llojet e vaksinave.
“Besoj se sfondi shkencor dhe teknik i vendit tonë, si dhe ambicia dhe përpjekjet e shkencëtarëve tanë do të na sjellin vaksinat më të mira”, tha Koca.
Top Channel