Kolumbia miraton përdorimin e vaksinës COVID-19 nga kompania amerikane Pfizer

06/01/2021 10:53

Shteti i Amerikës Jugore, Kolumbia, ka miratuar përdorimin urgjent të vaksinës kundër koronavirusit të zhvilluar nga kompania amerikane Pfizer.

Instituti Kombëtar i Inspektimit të Ushqimit dhe Barnave (INVIMA) është autorizuar për përdorim urgjent të vaksinës COVID-19 të zhvilluar nga kompania farmaceutike Pfizer.

Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque, në llogarinë e tij në twitter tha se sot është një ditë shumë e rëndësishme për kolumbianët.

“Kemi hedhur një hap gjigand për të filluar procesin e vaksinimit të kolumbianëve”, tha ai.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Fernando Ruiz Gomez, duke vënë në dukje se 70 për qind e popullatës duhet të vaksinohet, tha se, “Vaksina nuk është një çështje personale, kur vaksinohem mbroj familjen dhe shoqërinë. Prandaj është tejet e rëndësishme pjesëmarrja e gjithë popullsisë”, u shpreh ministri.

Vaksinimi pritet të fillojë në shkurt, ndërsa këtë vit planifikohet të vaksinohen 35 milionë kundër COVID-19.

Në Kolumbi mbi 1.7 milionë persona janë infektuar me virusin, ndërsa kanë humbur jetën 44.426.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA