Në mediat e huaja po qarkullon lajmi se martesa gjashtë vjeçare mes Kim Kardashian dhe Kanye West ka marrë fund, me burime që thonë se “divorci është i pashmangshëm” për çiftin e njohur.

Disa burime për “Daily Mail” kanë pohuar se Kim po përgatitet të paraqesë kërkesë për divorc nga burri i saj reper, ndërsa ai thuhet se është ngopur me të gjithë klanin Kardashian.

Thashethemet për një ndarje pasojnë një vit të vështirë për çiftin ku ata u panë duke biseduar rreth ‘krizës’, pasi Kanye akuzoi Kim për përpjekjen për ta mbyllur dhe tha se ai donte të divorcohej nga ajo në një seri postimesh në Twitter, por thuhej se ishte duke kaluar një episod bipolar.

Një burim i tha “PageSix” se çifti i kanë dhënë fund dhe aktualisht janë në bisedime rreth ndarjes së pasurisë së tyre pasi kanë bërë jetë të ndarë gjatë vitit të kaluar, me Kanye duke kaluar pjesën më të madhe të kohës në fermën e tij prej 14 milionë dollarësh në Wyoming.

Ndërsa Kim më parë është përpjekur të mbrojë dhe ndihmojë burrin e saj gjatë luftës së tij për shëndetin mendor, por mesa duket përpjekjeve ju ka ardhur fundi!

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA