26/11 10:13
Italia mori 100 mijë doza më pak të vaksinës Pfizer/BioNTech sesa pritej këtë javë.
Sipas marrëveshjes midis BE dhe kompanive të vaksinave, Italia duhet të marrë 470,000 doza të vaksinës Pfizer çdo javë.
Sipas CNN, këtë javë ajo mori vetëm 370,000 doza dhe deri tani 250,000 vaksina që është 54.1% e dozave që ka marrë këtë javë.
Vendet e Bashkimit Evropian po hapin programet e tyre të vaksinave, por shumë janë kritikuar për fillimin e vonuar.
Në Itali vaksinimi i qytetarëve ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane. Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 2.181.619, ndërkohë që ai I viktimave është 76,329 që nga fillimi I pandemisë, në të gjithë vendin.
Top Channel