Analistët Plarent Ndreca dhe Agron Gjekmarkaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në emisionin Open në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi.
Debati nisi kur u diskutua për ekstradimin e një mësuesi nga Shqipëria.
Ndreca: Ai është i dënuar penalisht dhe arsyeja që është ekstraduar e dëbuar është për dënimin penal. Ka raste pafund që qeveria shqiptare ta godiste.
Gjekmarkaj:Vendos gjykata nëse janë rrezik për Shqipërinë.
Ndreca: Është një marrëveshje që ti se ke lexuar, ske lexuar as edhe një nen.
Gjekmarkaj: Ju morët mësuesin me thes në kokë e ekstraduat në Turqi.
Ndreca: Nuk është e vërtetë. Ka disa organizata që ofrojnë arsim, dhe nuk janë mbyllur.
Gjekmarkaj: Është ditë e keqe për popullin shqiptar.
Ndreca: Kryeministri duhet të ketë vetëm ligjin parasysh, ka konventa e ligje të nënshkruara.
Gjekmarkaj: Nuk i japim dot leksione.
Ndreca: Mësuesi nuk është ekstraduar si gylenist. Fakti që dy palë ulen e shkruajnë një marrëveshje dmth që do veprohet për ato që ka shkruar.
Gjekmarkaj: Erdogan mund të akuzohet për gjithçka por jo për gënjeshtar , një lider i një vendi më të madh nuk mund të gënjejë, kurse lideri i një vendi të vogël po. Ai s’ka arsye të gënjejë.
Ndreca: Ti ske lexuar marrëveshjen.
Gjekmarkaj: Si mund të mos kesh një qëndrim që një kryeministër që synon integrimin evropian të mohojë BE.
Ndreca: Ai nuk ka bërë kërkesë për azil.
Top Channel