Kishat e krishtere greke mbajtën shërbimet e Epifanisë të Mërkurën, duke sfiduar haptazi kufizimet e koronavirusit qeveritar që ndaluan tubimet publike, përfshirë ceremonitë fetare në një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit Ortodoks.

Pavarësisht nga kërkesa e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis për autoritetet e Kishës që të japin shembull gjatë një krize që ka vrarë më shumë se 5,000 njerëz në Greqi.

Besimtarët morën pjesë në shërbimet e mëngjesit, megjithëse u vendosën kufij për numrin personave brenda kishave.

Urdhrat e shtetit janë një gjë dhe besimi është një tjetër,” tha një adhuruese 38-vjeçare, pasi ndoqi shërbimin në mëngjes në një kishë në periferi të Athinës. “Asnjë ligj nuk mund të na urdhërojë çfarë të bëjmë.

Policia patrulloi jashtë një numri kishash por tha se ata nuk do të ndërhyjnë në shërbime dhe do të përdorin masa “të buta” për të bindur njerëzit të mos grumbullohen brenda.

Të dielën, autoritetet zgjatën masat e kufizimeve, duke tërhequr lejen, e cila ishte dhënë më parë për të mbajtur shërbimet e Epifanisë me një maksimum prej 50 personash në kisha të mëdha dhe 25 në ato më të vogla.

Megjithatë, pjesëmjarrja e besimtarëve në kisha ishte dukshëm më e ulët se vitet e tjera.

Top Channel