Covid-19/ Nis vaksinimi në Hollandë, një infermiere merr dozën e parë të vaksinës

06/01/2021 11:49

Një infermiere u bë sot personi i parë në Hollandë që mori një dozë të vaksinës anti Covid pasi një nga programet e vaksinimit filloi në Evropë, edhe pse me vonesë.  

Sanna Elkadiri, një 39-vjeçare që kujdeset për pacientët me sëmundje mendore, mori një dozë të vaksinës Pfizer drejtpërsëdrejti në televizion.

Ky është fillimi i fundit të kësaj krize,” tha Ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jonge në një ceremoni të shkurtër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA