Agjencia e ilaçeve e Bashkimit Evropian(EMA) i dha dritën jeshile vaksinës anti-Covid të Moderna për përdorim.

Ky vendim i jep mundësin 27-vendeve anëtare që të marrin një vaksinë të dytë, në betejën kundër Covid-19 dhe nëse miratohet përfundimisht nga Komisioni i BE, ajo do të bëhet vaksina e dytë e autorizuar për përdorim në bllokun prej 27 vendesh.

Komiteti i ilaçeve njerëzore të EMA (CHMP) ka vlerësuar tërësisht të dhënat mbi cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës dhe rekomandoi me konsensus një autorizim zyrtar të marketingut me kusht të dhënë nga Komisioni Evropian.

“Kjo vaksinë na siguron një mjet tjetër për të kapërcyer emergjencën aktual. Ishte një dëshmi e përpjekjeve dhe angazhimit të të gjithë që të kemi këtë vaksinë të dytë, pas njw viti nga deklarimi i pandemisë nga OBSH,”-ka thënë Emer Cooke, Drejtor Ekzekutiv i EMA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA