Zyrtari i regjimit iranian pranon rolin e Qassem Soleimani në vrasjen e forcave të koalicionit në Irak

05/01/2021 20:43
Qassem Soleimani në Irak

Në një pohim të paprecedent, Nader Talebzadeh, kryetar i organizatës “New Horizon,” e cila është një organizatë frontale e Gardës Revolucionare (IRGC) dhe Forcave Quds, ka zbuluar se si mjeshtri i eliminuar i terrorizmit iranian Qassem Soleimani “ka përdorur bomba IED (pajisje të improvizuara eksplozive)” kundër forcave amerikane në Irak.

Talebzadeh, i cili gjoja po intervistonte një anëtar të Forcave terroriste Quds, e quajti Soleimani-n “Komandanti i Hijes.”
“Kush ua shkaktoi gjithë ato telashe [trupave amerikane]?

Ishte po ai komandant i hijeve.Kush i trajnoi [grupet terroriste proksi të regjimit] dhe përdori taktikën e bombave të rrugës, që duken si gurë? Amerikanët i kanë quajtur këto bomba IED. Më kujtohet se sa të shqetësuar ishin, se si e reflektonte këtë shqetësim media amerikane nëvitin 2003, pasi pushtimit të Irakut nga SHBA.

Kush i shqetësoi ata? E kujt ishte ideja? IED është shkurtim për Improvised Explosive Device (Pajisje e Improvizuar Eksplozive), kështu që shënjestra nuk e kuptonte a ishte bombë apo gur. Shënjestra kalonte pranë këtij objekti, pastaj për shembull tanku shpërthente.I kemi parë filmimet, por hija e tmerrshme e kujt qëndronte prapa tyre, kush i shkatërroi ata?

Një ditë duhet të bëjmë filma për këtë, dhe për të gjitha veprat e tjera që ai [Soleimani] ka bërë. Një prej tyre ishte IED në Irak, për të cilën amerikanët kanë vazhduar të fajësojnë Iranin dhe Forcat Quds. Kjo ishte një nga iniciativat e tij të vogla për ta bërë Irakun të pasigurtë për amerikanët.”

Nader Talebzadeh, kryetar i organizatës “New Horizon,” një organizatë frontale e Gardës Revolucionare (IRGC)
Talebzadeh pohoi gjithashtu se kërcënimi terrorist i regjimit vazhdon pavarësisht nga eliminimi i Soleimani, dhe se regjimi qëndron prapa sulmeve të fundit ndaj ambasadës amerikane në Irak.

“Amerikanët vazhdojnë të vuajnë nga [terrorizmi i regjimit]. Ata po mobilizojnë forcat sepse nuk janë të sigurtë, tani janë në zonën e gjelbër tëBagdadit për të qenë të sigurtë. Por as atje nuk janë të sigurtë,” tha ai.

Më3 janar 2020, njësulm ajror i drejtuar nga SHBA mori në shënjestër një vargan automjetesh që po dilnin nga Aeroporti Ndërkombëtar i Bagdadit, duke vrarë kështu Soleimani-n.

Fjalët e Talebzadeh u japin edhe një herë vlefshmëri thirrjeve të Rezistencës Iraniane ndaj komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa decizive kundër terrorizmit të regjimit iranian që sponsorizohet nga shteti.

Mosveprimi i komunitetit ndërkombëtar, sidomos politika e paqësimit e Bashkimit Europian, e ka trimëruar Teheranin që t’i vazhdojë veprimtaritë e tij terroriste, madje t’i përhapë ato edhe në Europë. Arrestimi dhe gjyqi i diplomatit terrorist të Iranit, AssadollahAssadi, i cili tentoi të shpërthente një bombë në tubimin e NCRI-së në Francë në2018-ën, është dëshmi për faktin se terrorizmi i mullahëve nuk njeh kufij.

Është koha që liderët e BE-së ta ndalojnë politikën e paqësimit, t’i mbyllin ambasadat e mullahëve në Europë, t’i dëbojnë agjentët e Iranit, dhe t’i sanksionojnë të gjithë zyrtarët e regjimit iranian për rolin e tyre në terrorizëm e në shkeljet e të drejtave njerëzore. BE duhet t’ia bëjë të qartë Teheranit që veprimtaritë e tij terroriste nuk do të tolerohen më.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA