Ylli i Kombëtares, Taulant Seferi pjesë e ekipit të Tiranës

05/01/2021 09:58

Ekipi i Tiranës ka zyrtarizuar afrimin e parë në merkaton e janarit dhe bëhet fjalë për Taulant Seferi.

Seferi, i shumë përmendur për kalimin e tij te Shkëndija e Tetovës,tashmë e gjen veten nën ngjyrat bardheblu.

Kanë qenë kryeqytetasit kanë njoftuar se është mbyllur me sukses marrëveshja me Young Boys për të huazuar sulmuesin Seferi.

 “Mirësevjen Taulan Sulejmanov (Taulant Seferi)! Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së Janarit. KF Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh europian Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulan Seferi.  Pas bisedimeve te orëve të vona mes dy presidencave u arrit bashkëpunimi për të patur në organikën e ekipit tone 24 vjecarin. Seferi është prej kohësh pjesë e klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar I kombëtares shqiptare të futbollit ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze. Klubi I uron suksese me fanellën bardheblu”, shkruan ekipi i Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA