“Qëllimi ynë është që të gjithë njerëzit në tokë të kenë akses në ujë të pijshëm. Dhe është menjëherë e qartë se duhet të ndihmojmë së pari fqinjët tanë”, thotë drejtuesi i kompanisë Watergen, Michael Mirilashvili.
Rripi i Gazës me një popullatë të madhe, prej kohësh vuan nga mungesa e ujit të pijshëm, por një projekt i ri ndihmon në zbutjen e këtyre vuajtjeve me një proces që mbështetet te energjia diellore për të nxjerrë ujë të pijshëm direkt nga ajri.
“Kur ne dëgjuam së pari për problemet serioze me ujin e pijshëm në gaza, menduam se si mund të ndihmonim me makineritë tona në mënyrë që të ndihmojmë atje”, u shpreh Michael Mirilashvili.
Fillimisht kompania izraelite kishte kontaktuar me ushtrinë për të marrë miratimin e saj. U desh pak kohë, por përgjigjja ishte pozitive.
Vetë banorët e Gazës janë më shumë se të kënaqur. Vetëm një nga makineritë prodhon rreth 4 mijë litra nga atmosfera e Gazës. Ndonjëherë, ajo prodhon 3 mijë e ndonjëherë edhe 5 mijë litra në ditë. Uji filtrohet dhe bëhet i pijshëm, pasi procesohet dhe i shtohet klor për të siguruar pastërtinë.
Top Channel