Top Story/ Teologu: Sektet fetare nuk merren me besimin, por se si t’i sundojnë besimtarët

05/01/2021 23:18

Përfaqësuesi i Kishës Ortodokse, shpjegon se çdo grupim apo shoqatë që është jashtë ombrellës së kësaj kishe dhe nuk ka miratimin e saj. Asnjë besim tjetër nuk duhet të lidhet me kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Megjithatë ai pranon se ka nga ata që gjithmonë do të përfitojnë nga emri i një institucioni fetar.

Kur vjen puna për tek sektet fetare ai shprehet se problemi me ta qëndron në faktin se më tepër se me çështje të besimit, ata merren me çështjen sesi ti sundojnë besimtarët.

Ai është i drejtpërdrejtë kur thotë se grupimet e vogla fetare përdorin si elementë për të mbajtur nën kontroll ndjekësit e tyre, manipulimin dhe frikën nga ndëshkimi.

“Qasja ndaj fesë mund të krijojë shpeshherë sensibilitete të mëdhaja dhe ndonjëherë krijon edhe një lloj stepje të shtetit ndaj kësaj ndjesie sepse mund të marrë trajta apo forma të ndryshme. Në thelb këto grupet shpeshherë, të cilat janë si sekte, më tepër se sa merren më çështjen e besimit merren me çështjen e sundimit të personave, jo për ta sqaruar e për ta nxitur në besim, për të kuptuar të vertëten e besimit, për të kuptuar zotin, me tepër merren se si ti sundojnë njerëzit.

Pra si ti menaxhojnë njerëzit, atë dobësinë e tyre si ta përdorin në interes të tyre dhe jo të ta heqin. Elementi i dytë është frika, ata që e kryejnë këtë veprim e dinë fare mirë se çfarë është frika, si menaxhohet frika dhe çfarë pasojash mund të sjellë. Frika është elementi thelbësor që krijon një lloj herezie” u shpreh përfaqsuesi i Kishës Ortodokse, Thoma Çomëni.

Emisioni i plotë:

Top Channel