Top Story/ Ekspertët pranojnë: Jo vetëm që ka sekte fetare, por ata janë nga më të çuditshmet

05/01/2021 22:57

Nëse i referohemi fjalorit të Gjuhës Shqipe me sekt do të kuptojmë një grup besimtarësh që janë shkëputur nga një bashkësi e madhe fetare ose që dallohen brenda saj.

Shumë mendojnë se jo vetëm që në Shqipëri ekzistojnë sektet fetare, por ato mund të jenë edhe të paregjistruara. Sektet fetare nuk janë një karakteristikë vetëm e vendit tonë. Ky është një fenomen mbarëbotëror.

“Në Shqipëri ka sekte, mund të jenë të regjistruara ose jo” u shpreh teologu Arjan Curri.

“Ndoshta qëllimi i tyre fillestar i tyre është pozitiv, ndoshta një pjesë e tyre vërtetë duan të ndihmojnë popullsinë, por një pjesë e tyre janë vërtetë abuzivë. Kjo varet nga hapsira që gjejnë, nga terreni që mund të kapin pas sinkron dhe kjo ëhstë një fatkeqësi që ne ndeshemi herë pas here” u shpeh Edmond Dragoti, Sociolog.

“Pas rënies së komunizmit zbarkuan me qindra sekte nga e gjithë bota, që nga bahai tek harry kishna, që evangjelistët protestantë zionistë e deri misionarë të çmendur të ideologjive nga më të ndryshme” u shpreh Olsi Jazexhi, njohës i Islamit.

Emisioni i plotë:

Top Channel