Dëshimtarët e Jehovait pretendojnë se kanë 15 parime kryesore. Ata shpresojnë në Armagedonin, që do të jetë përmbysja e madhe e botës dhe do të shpëtojnë vetëm të përzgjedhurit.
Gjithashtu refuzohet shërbimi ushtarak në emër të paqes, apo nderimi i simboleve kombëtare, apo transfuzioni i gjakut që të mos shkaktohet pakënaqësi tek Zoti. Kjo sepse sipas besimtarëve është vullneti i Zotit të heqin dorë prej gjakut sepse jetën ta jep vetëm Zoti.
Dëshmitarët nuk festojnë, pasi askush nuk meriton të nderohet nëse nuk është Krishti. Ata as Krishtlindjen dhe as Pashkën nuk e besojnë. Dëshmitarët e Jehovait kanë shkruar Biblën e tyre dhe besojnë se fundi i kësaj bote është shumë pranë.
“Njerëzit që vdesin pushojnë së ekzistuari. Ata nuk vuajnë në një ferr të zjarrtë mundimesh. Zoti do të kthejë miliarda nga vdekja me anë të një ringjalljeje. Sidoqoftë, ata që nuk pranojnë të mësojnë rrugët e Zotit pasi të ringjallen, do të shkatërrohen përgjithmonë pa shpresë të ringjalljes”.
Ata nuk besojnë në ferr. Me vdekjen mbaron jeta, por nëse besimtari ka ndjekur parimet e Zotit mund të jetë mes atyre 144 mijë personave të zgjedhur për t’u ringjallur e për të mbretëruar bashkë me Krishtin mbi një “tokë të re”.
Emisioni i plotë:
Top Channel