Të pakta janë simbolet kombëtare të Gjermanisë më të njohura sesa sistemi i autostradave pa limit shpejtësie.

Katedralja e Këlnit njihet si karakteristike e Gjermanisë Perëndimore, siç është kulla televizive në Berlin për ish-Gjermaninë Lindore, por sistemi i Autobahn (“rruga e makinave”) lidh të gjithë vendin.

Gjatë dekadave sistemi ka marrë formën e një pjese thelbësore të infrastrukturës kombëtare dhe gjithashtu të një ikone kulturore të përfshirë në vepra artistike, muzikë apo simbol komercial nëpër botë.

Autobahn është i famshëm sepse aty mund të ecësh me çfarëdo shpejtësie që dëshiron. Nuk ishin nazistët që shpikën Autobahn, pasi idea e rrugëve për lidhjen e qyteteve në ritje të vendit nisi që pas Luftës së Parë Botërore në republikën Weimar.

Rruga e parë publike u kompletua në 1932, e cila lidhte Këlnin me Bonn. Ajo ekziston edhe sot e njohur si Autobahn 555.

Pas ardhjes së Hitlerit në pushtet në 1933 ai përdori Autobahn për politikë, duke emëruar, Fritz Todt si “inspektor të përgjithshëm të ndërtimit të rrugëve,” me detyrë zgjerimin e rrjetit të Autobahn.

Ditet e hershme te Autobahn: Frankfurt drejt Mannheim ne vitin 1935.

Todt ishte autor i programit, që sipas propagandës naziste, ndihmoi në zhdukjen e papunësisë në Gjermani.

Punëtorët e Autobahn jetonin në kampe pune pranë impjanteve të ndërtimit, shpeshherë të detyruar nga qeveria.

“Prej numrit të madh të punëtorëve për nisjen e luftës, puna e detyruar ishte e rëndësishme”, thotë Alice Etropolszky, eksperte e transportit publik në Berlin.

Ajo shton se puna e detyruar kryhej në kushte të “rënda e të vështira.”

Deri në vitin 1942, kur lufta po merrte rrjedhën kundër nazistëve, ishin ndërtuar 3,800 kilometra nga 20,000 kilometra të planifikuara.

Pas luftës shumica e Autobahnëve në Gjermaninë Perëndimore u riparuan dhe një tjetër program zgjerimi nisi në vitet 1950-të.

Ndërsa gjatë Luftës së Ftohtë, disa prej akseve të autostradave ishin dizenjuar të funksiononin si pista të uljes së avionëve, në rast të një “sulmi të mundshëm sovjetik”.

Prej vitit 1953, termi zyrtar për autostradat gjermane ishte Bundesautobahn, “autostradë federale”. Tashmë rrjeti rrugor Autobahn shtrihet në 13,000 kilometra, duke e bërë nga më të gjatat në botë.

Autobahn sot

Autobahn financohet nga taksat dhe mirëmbahet nga shteti, jo nga rajonet administrative ku ato kalojnë. Veturat kalojnë falas ndërsa prej vitit 2005 kamionët duhet të paguajnë një “maut” (taksë).

Autobahn ka forcën e vet policore, Autobahnpolizei, e cila shpeshherë përdor makina civile të pajisura me kamera për të dokumentuar shkeljet.

Impakti i Autobahn në kulturën gjermane nis nga kënga “Autobahn” e një prej grupeve të para elektronike vendase Kraftwerk, që u rendit e 25-ta në listën botërore të Billboard në 1975.

Kjo këngë frymëzoi filmin kult të vitit 1998 “Autobahn”.

Megjithse sot Gjermania është i vetmi vend evropian pa limit shpejtësie, diskutimet për të vendosur një të tillë kanë vijuar prej kohësh në politikën gjermane, vitet e fundit të nxitura nga çështja e reduktimit të CO2 dhe gazeve me efekte serë. (CNN)

FOTO GALERI
3/6
Limitet e shpejtesise ne vendet e zhvilluara; Ne Rusi, SHBA e Kanada limitet ndryshojne sipas shteteve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA