Miqtë e Kristina Novitskaya refuzojnë pretendimet se përkthyesja ukrainase ka vrarë veten, duke e përshkruar atë “adhuruese të jetës” dhe “entuziaste”, por “të fshehtë” për jetën personale në Turqi.
Tashmë përkthyesja që u gjet e vdekur në apartamentin e saj besohet se ka vrarë veten duke kopjuar vrasjen e filmit të vitit 2003, me aktorët Kevin Spacey e Kate Winslet.
Kristina Novitskaya u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Bodrum, Turqi me një qese plastike blu në kokë dhe duart e prangosura.
Policia nuk ka përjashtuar mundësinë e vrasjes por thonë se po hetojnë edhe vetëvrasjen pasi në vendngjarje nuk ka shenja përleshjeje dhe dyert e dritaret ishin të mbyllura nga brenda.
Rrjeti turk Hurriyet citonte burimet policore të thonin se Kristina kishte porositur prangat online katër ditë para vdekjes së saj.
Ajo raportohet se ishte e influencuar nga filmi “Jeta e David Gale”, në të cilin një personazh zbulohet e përdhunuar dhe e vrarë, me një qese plastike në kokë.
Në film autopsia tregon se Constance Harraway, e luajtur nga aktorja Laura Linney, është detyruar të gëlltiste çelësin e prangave, një teknikë torture që raportohet se përdorej nga diktatori komunist i Rumanisë, Nicolae Ceausescu.
Në filmin “Jeta e David Gale” luajnë Kate Winslet e Kevin Spacey, personazhi i të cilit dënohet me vdekje për vrasjen në film.
Miqtë e Kristinës kanë raportuar te autoritetet turke se nuk i besojnë raportimet e vetëvrasjes, por motivi i vërtetë është fshehja e një “një personi me rëndësi” që mund të jetë i përfshirë.
Një mike e të ndjerës shkruante: “Ne nuk besojmë se ajo ka vrarë veten.”
Një tjetër i njohur, Fevzi Deniz Işıldar, drejtues i studios së kërcimit që frekuentohej nga Kristina tha: “Si ajo dhe zemra e saj ishin shumë të bukura. Askush nuk beson se nje njeri që rrezaton aq shumë energji pozitive mund të kryejë vetëvrasje”.
Top Channel