Me 944 vdekje të raportuara në 24 orët e fundit, numri zyrtar i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Gjermani arriti në 35.518, bëri të ditur agjencia e kontrollit të sëmundjeve të këtij vendi.
Instituti Robert Koch (RKI) konfirmoi 11.897 raste të koronavirusit në 24 orët e fundit, nga 9.847 të regjistruar të hënën.
Por instituti tha se shifrat e fundit mbi rastet e reja duhet të interpretohen me kujdes për shkak të raportimit të vonuar gjatë periudhës së festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
“Nëse numri i infeksioneve në të vërtetë po zvogëlohet do të bëhet e qartë vetëm gjatë ditëve të ardhshme”, vunë në dukje ekspertët e RKI-së.
Deri të hënën, 5.744 pacientë të sëmurë rëndë me koronavirus po merrnin trajtim në njësitë e kujdesit intensiv, me 3.211 prej tyre në ventilator.
Top Channel