Ekskluzive/ Vrasja e motrave! “Dua të flas me ty…”, përgjimet telefonike mes viktimës dhe Përparim Telës

05/01/2021 13:04

Biseda telefonike mes viktimës Kristina Bardhi dhe autorit Përparim Tela është publikuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”.

Autori e ka marrë në telefon gruan ndërsa ajo i është përgjigjur në mënyrë të ashpër dhe të prerë.  Bazuar në bisedën zanore mes tyre, Kristina nuk do që të flasë me Përparimin.

Biseda mes Përparim Telës dhe viktimës Kristina Bardhit:

Kristina: Pse merr në telefon, si e ke hallin?

Përparimi: Mirëmëngjes, mirë je, të pashë që je zgjuar dhe të mora…

Kristina: Ca do?

Kristina: Çfarë do?

Përparimi: Dua të flas 2 minuta me ty.

Kristina: Absolutisht as edhe një gjë.

Përparimi: Dy minuta, jo në shtëpi. Dua të flas me ty, përse nuk pranon, ku të duash afër shtëpisë

Kristina: Nuk dua fare.. fare

Përparimi: Mirë mirë do që të flasim në messenger?

Kristina: Hape pak messengerin.

Si ndodhi ngjarja?

Mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit që lamë pas Përparim Tela vrau e breshëri kallashnikovi dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metanin në sy të dy fëmijëve të mitur të kësaj të fundit. Ndërsa ditën e djeshme, ngjarja mori një rrjedhë krejt tjetër, ku Bashkim Metani, vëllai i dy viktimave tha se autori i ka shfrytëzuar për prostitucion motrat e tij në Francë. Ai gjithashtu tha se ato jetonin në një banesë me qira bashkë me bashkëshorten e tij, Vjollca Tela. Ndërsa motra e dy viktimave tha se Përparim Tela ka trafikuar 10 fëmijë, pasi i linte shtatzënë dy viktimat. Sipas saj edhe bashkëshortja e tij ka trafikuar fëmijë të saj pasi nuk arritën dot që të mbaronin vilën dhe u duheshin para. Një rrejt i mirëfilltë trafikimi fëmijësh dhe prostitucioni mes një familjeve ku anëtarët e saj bashkëjetonin me njëri-tjetrin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA