Dan Elijason, njeriu i parë i agjencisë suedeze për situata të jashtëzakonshme, është përballur me kritika të ashpra, pasi që për festat e fundvitit ka udhëtuar për në Ishujt Canary të Spanjës, shkruan BBC.
Pak kohë më parë, në dhjetor, Elijason ka kërkuar nga bashkëqytetarët që të shmangin udhëtimet, e vetë është fotografuar në aeroportin e Las Palmas në Ishujt Canary.
Por më vonë është mbrojtur duke pretenduar se udhëtimi ka qenë i domosdoshëm për “arsye familjare”, pasi që e bija i jeton në Ishujt Canary.
“E kam festuar Krishtlindjen me të dhe familjen”, ka deklaruar Dan Elijason për të përditshmen suedeze Ekspresen.
Në Suedi që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar afro 437 mijë raste me COVID-19 dhe 8.700 tjerë që kanë humbur jetën, shumë më shumë sesa në vendet e tjera fqinje në skandinavi – kjo për faktin se deri më tani në Suedi nuk është aplikuar masa e izolimit.
Top Channel