2020 ishte viti që të gjithëve u tha që të qëndronin në shtëpi. E pas disa muajsh që qëndruam në divan, kemi nisur që të vëmë në pikëpyetje çdo vendim të brendshëm që kemi marrë ndonjëherë.
Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me fëmijët e pasur, të cilët as nuk e kanë problem që të rrinë në shtëpitë e tyre. Kjo për faktin se kanë të gjitha kushtet, duke nisur nga pishina apo edhe për të shijuar një film në kinema.
Këta të rinj kanë publikuar në “TikTok” dhe “Instagram” pamje nga vilat e tyre luksoze, ku tregojnë se i kanë shijuar ditët që kanë qëndruar në shtëpi. Dhe duke parë fotot apo videot që kanë publikuar, kuptohet se kanë patur të drejtë që të mos mërziten në banesat e tyre, pasi disa prej tyre korridoret i kanë me diamante.
Top Channel