Lin L. Wood, avokati që po punon aktualisht me paditë e Donald Trump për vjedhjet e votave ne SHBA, ka pretenduar së fundmi se milioneri famëkeq pedofil Jeffrey Epstein është ende gjallë, megjithë shpalljen e asaj që dukej si vetëvrasja e tij në burg, disa muaj më parë.
Duke reaguar ndaj kritikave për përhapjen e teorisë se gjykatësi John Roberts ka thënë diçka në lidhje me vdekjen e gjykatësit Antonin Scalia, Wood tha se Epstein di për rrethanat e vdekjes së tij, me një ton që sugjeronte si diçka më se natyrale faktin që Epstein është gjallë.
“Jam në dijeni të sulmeve ndaj meje për komentet mbi kryegjykatësin John Roberts. Por para se të më sulmojnë mua, njerëzit me mendje në kokë duhet t’i kërkojnë Roberts të tregojë të vërtetë, ose të pyesin Jeffrey Epstein, sepse ai është gjallë,” tha Lin.
Në të tjera komente në rrjetet sociale Lin sugjeronte se gjykatësi Roberts po diskutonte për pasuesin Scalia para vdekjes së tij, duke sugjeruar se Roberts dinte se Scalia do të vdiste. Por asokohe gjykatësi Scalia ishre rreth 80 vjeç dhe kishte një histori tensioni të lartë të gjakut dhe probleme të zemrës.
Lin ka sugjeruar se gjykatësi i lartë ishte pjesë e një “grupi apo kabale që kërkonte fëmijë të vegjël si pjesë e ceremonisë së pranimit.”
Lin tha se gjykatësi Roberts kishte rënë dakord për “adoptimin ilegal” të dy minorenëve nga Epstein.
Në të tjera komente të kontestuara, Lin Wood sugjeron se mbështetësit e Trump duhet të grumbullojnë sa më shumë furnizime ushqimore, para inaugurimit të presidentit të ri Joe Biden.
Rrethanat për vdekjen e Epstein në burg janë analizuar nga zyrtarët dhe avokati i mbrojtjes Reid Weingarten ka thënë se plagët e Epstein i përshtaten më shumë “atyre të një sulmi” sesa vetëvrasjes, veçanërisht kocka e thyer e qafës që u zbulua gjatë autopsisë.
Top Channel