27-vjeçari, Hakli Ruçaj ka ndërruar jetë në spital pas aksidentit në fshatin Gjormë, Vlorë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20, në fshatin Gjormë, Vlorë, ku automjeti me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Të dy, si shoferi ashtu dhe 27-vjeçari u transportuan në spital, por fatkeqësisht i riu nuk ja doli.
Kujtojmë se ditën e sotme kemi pasur një bilanc të zi aksidentesh, ku tre persona kanë ndërruar jetë: një 62-vjeçar nga Përmeti, një 24-vjeçar nga Lezha dhe i riu në Vlorë.
Ndërkohë po ashtu një tjetër aksident i frikshëm ka ndodhur në Lezhë, ku një person është plagosur rëndë.
Top Channel