Gjurmë Shqiptare/ Historia e çiftit Amerikan që luftojë për Shqipërinë

02/01/2021 12:41

Në vitin 1908, në kohë të turbullta e fort të vështira, një çift amerikan zbret në Shqipëri…Ata nuk vijnë përkohësisht, por zgjedhin të jetojnë këtu për më shumë se 30 vjet…

Madje në këtë periudhe Fineas dhe Violeta Kenedi shfaqen në momentet me thelbësore përmes të cilave kalon historia shqiptare…

David Hosaflook: Violeta Bond Kennedy është rritur me Seavsti Qiriazi në Manastir. Ishin shoqe klase, një vit diferencë kishin.

Niko Kotherja : Këto lidhje bënë të mundur që Keneddyt të kuptonin shumë qartë lëvizjen patriotike shqiptare.

Dalip Greca : Zonjë Kennedy dhe zoti Kennedy ishin bërë si engjëj mbrojtës për shqiptarët e asaj krahine.

Hasan Bello : Fillimisht në korrik të 13 kemi një raport tepër interesant që Kennedy i drejton sekretarit të Eduard Greit pra ministrit të jashtëm Britanisë së Madhe.

Ian Loring : President i Fondacionit ‘Kennedy’ në Shqipëri : Ah me lot në sytë, me lotë në sytë, kur i dëgjonin familje të tëra duke i treguar, ata kishin shpresë që do të kthenin në Shqipëri.

Por çfarë ishte ky çift amerikan në Shqipërinë e asaj kohe ? Si erdhën ata këtu madje duke u përfshirë edhe në lëvizjen kombëtare ? Dashuria për Shqipërinë dhe letrat kundër copëtimit të territoreve në 1913..

Sonte në mbrëmje në 20:10 Gjurmë Shqiptare e gazetarit Marin Mema do të zbulojë jetën e këtij  çifti amerikan që gjithçka ja kushtuan çështjes shqiptare e që pavarësisht kësaj pas vitit 1945 u konsideruar armiq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA