Psikologja Denada Toçe tregon për “Shqipëria live” se ka pasur shumë ngarkesë në punë këtë vit. Përballë një virusi të panjohur, shqiptarët përjetuan ankth dhe shqetësim për të ardhmen.

Kanë pasur shumë shqetësime, u dukej sikur ishin të sëmurë gjatë gjithë kohës. Një shqetësim i vogël dhe frikësoheshin. Lidhja që i është bërë virusit me vdekjen  gjatë gjithë kohës nuk i ka bërë mirë njerëzve”.- thotë Denada.

Sipas saj, pandemia është hiperbolizuar dhe kjo gjë ka rënduar më shumë gjendjen psikologjike.

Terapeutistja, Ada Komani e konsideron 2020-ën si një vit të mirë për kohën që njerëzit kanë kaluar me veten. “Kanë pasur kohë të hapen me veten, ta kuptojnë më shumë. Çiftet nga koha e gjatë që kanë kaluar me njëri-tjetrin kanë kuptuar nëse përshtaten. për ata që janë ndarë, e shoh si pozitive, sepse e kanë kuptuar në kohë problemin falë izolimit”.

Ada këshillon që për vitin 2021, të qëndrojmë në të tashmen, të fokusohemi te frymëmarrja dhe meditimi sepse çdo gjë do kalojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA