​Zhvillohet sistemi nanoteknologjik që e diagnostikon COVID-19 për 10 sekonda

31/12/2020 16:29

Hulumtuesit turq të Qendrës Kombëtare për Kërkimin e Nanoteknologjisë (UNAM) kanë zhvilluar një sistem diagnostikimi të bazuar në nanoteknologji, që mundëson diagnostikimin e COVID-19 për 10 sekonda, me një besueshmëri prej 99 %.

“Koronavirusi është një grimcë e madhësisë prej 150 nanometra. Hulumtuesit tanë në UNAM kanë vite që merren me grimca të nanomadhësive”, tha rektori i Universitetit “Bilkent”, prof. dr. Abdullah Atalar.

“Sistemi do të mund të zërë vendin e PCR-ve dhe jep rezultate shumë të shpejta, madje për disa sekonda. Nëse është pozitiv e jep menjëherë rezultatin, nëse është negativ vazhdon pak më gjatë”, shtoi ai.

Sipas Atalar, sistemi jep rezultate në fazën e hershme të sëmundjes./Atsh

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA