Londra dhe Madridi kanë arritur një “marrëveshje parimore” mbi Gjibraltarin që do të lejojë lirinë e lëvizjes të ruhet në kufirin midis Spanjës dhe enklavës britanike në jug të Gadishullit Iberik, njoftoi sot ministri i Jashtëm i Spanjës Arancha González Laya.
Marrëveshja u arrit disa orë para hyrjes në fuqi të Brexit të enjten në mesnatë dhe do të lejojë që kufiri midis Gjibraltarit dhe Spanjës të mos shndërrohet një ‘kufi i fortë’ midis Britanisë së Madhe dhe BE-së.
Gjibraltari do të mbetet një anëtar i marrëveshjeve evropiane të tilla si zona Shengen, tha ministri Laya.
Madrid dhe Londra kanë negociuar kontrollin policor të kufirit tokësor midis Spanjës dhe Gjibraltarit, i cili ishte përjashtuar nga një marrëveshje mbi marrëdhëniet e ardhshme Britani-BE të arritur javën e kaluar pas negociatave të përpikta
Marrëveshja e Shengenit, e cila garanton lirinë e lëvizjes midis 26 vendeve anëtare, tani e tutje do të zbatohet për enklavën britanike, njofton Madridi zyrtar.
“Nuk ka më kufij. Shengeni zbatohet për Gjibraltarin (krahasuar me) Spanjën e cila lejon heqjen e kontrollit midis Gjibraltarit dhe Spanjës,” tha González Laya.
Top Channel