Santiago Solari ka marrë rolin e tij të parë si trajner që nga koha e tij e pasuksesshme në Real Madrid duke marrë drejtimin e Club America.
Në një deklaratë të së martës klubi konfirmoi emërimin e Solarit për 2021 Liga MX Clausura, që këtë vit u quajt Torneo Guard1anes 2021.
Presidenti i klubit Santiago Banos tha: “Ne e pranuam që Solari ka një profil ideal për projektin tonë sportiv.”
“Gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist dhe menaxher, ai ka qenë në gjendje të përmbushë me sukses kërkesat dhe objektivat e ekipeve si Club America, qëllimi i vetëm i të cilave është titulli.”
Solari zëvendësoi Julen Lopetegui në Santiago Bernabeu në sezonin e komplikuar 2018-19 që pasoi triumfin më të fundit të Madridit në Ligën e Kampionëve dhe largimin pasues të Zinedine Zidane, përcjell KosovaPress.
Ish-mesfushori i Argjentinës Solari, i cili kaloi pjesën më të mirë të karrierës së tij në Madrid, u emërua nga Los Blancos – fillimisht në një bazë të përkohshme – në Tetor 2018, pasi kishte qenë tashmë në klub si trajneri i Castilla.
Top Channel