Dhjetë persona u plagosën, njëri është në gjendje kritike, ndërsa 26 janë zhdukur pasi një rrëshqitje e dheut në Norvegjinë jugore mori më shumë se dhjetë ndërtesa në orët e para të mëngjesit, raporton Reuters.
Rrëshqitja e dheut goditi zonën e banuar të komunës Jerdrum, rreth 30 kilometra në veri të Oslos.
Personat e zhdukur janë nga zona më e prekur nga rrëshqitja e dheut, por ende nuk është e qartë nëse ata ishin bllokuar në shtëpitë e tyre, nëse ata arritën të shpëtonin apo të evakuoheshin në kohë, sipas policisë.
Shefi i policisë tha se zona ishte akoma e paqëndrueshme dhe mund të afrohej vetëm me helikopter dhe kryetari i bashkisë tha se rreth 500 njerëz ishin evakuuar.
“Kjo supozohej të ishte një fundjavë e qetë e Vitit të Ri, gjatë së cilës njerëzit ndoshta duhet të shqetësohen më shumë për COVID-19, dhe jo për njerëzit e zhdukur në rrëshqitje”, tha kryeministrja Erna Solberg për TV2.
Norvegjia jugore është goditur nga reshje të mëdha shiu në ditët e fundit, të cilat supozohet se kanë çuar në rrëshqitje të dheut, njofton televizioni kombëtar NRK.
At least 5 to 9 in hospital, several houses destroyed, up to 200 evacuated after large landslide in Gjerdrum “near” Oslo https://t.co/1eV2BuLOLY pic.twitter.com/kLyHBTw0OF
— Alexander Hansen (@AlexanderXV) December 30, 2020
Top Channel