Kryetari i Kuvendit, Z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër Kryetarit të Parlamentit të Kroacisë, z.Gordan Jandroković, në të cilën i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për përballimin e pasojave të tërmetit të ditës së sotme.
“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal ju shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për përballimine pasojave të tërmetit të 29 dhjetorit, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në qytetin Petrinja.
Ne shqiptarët sepse i kemi ende të freskëta pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe e dimë mirëçdo të thotë të goditesh nga një tërmet i fuqishëm.
Shpreh bindjen se populli mik kroat dhe banorët e qytetit të Petrinjës do t’í përballojnë me sukses pasojat dhe vështirësitë e krijuara nga tërmeti, kjo sfidë e natyrës.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Z. Gramoz Ruçi.
Top Channel