Tërmeti në Kroaci, Meta: Pranë Kroacisë, me gjithë kapacitetet tona të mundshme
29/12/2020 17:55
Presidenti i vendit, Ilir Meta, përmes një postimi në Twitter, ka shprehur solidaritetin për popullin dhe autoritet kroate për tërmetin e fuqishëm që ka goditur sot zonën e Petrinjas në Kroaci.
Meta shkruan se Shqipëria është pranë Kroacisë me të gjithë kapacitetet e mundshme, krah për krah në çdo sfidë.
Postimi i plotë:
I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre.
Pranë Krocisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë. 🇦🇱🤝🇭🇷
Top Channel