Në 25 dhjetor, Ledri Vula publikoi këngën e tij të re “Sot sot sot” dhe fansat e pëlqyen shumë. Po për partneren e tij, Sarën çfarë nuk shkon?
Në videoklip, këngëtari shfaqen me një modele, të veshur me bikini teksa bën lëvizje sensuale në shtrat.
“Bëjmë skip disa skena që nuk na pëlqejnë shumë por kënga na pëlqen shumë”- shkruan Sara teksa promovon këngën e Ledrit në faqen e saj në “Instagram”.
Duket një xholezi e Sarës megjithatë e thënë me humor nga blogerja.
“Deri këtu dhe e kthejmë nga fillimi”- thotë blogerja, pra zgjedh të shoh vetëm pjesën e parë të videoklipit ku Ledri shfaqet i vetëm.
Së fundi Sara dhe Ledri janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Poem Blu. Më herët këngëtari publikoi këngën “Si baba”.
Top Channel