“Mungesa e aktivitetit fizik gjatë pandemisë po rrit fëmijë të deformuar, në shkolla s’ka anjë plan për fiskulturën”

29/12/2020 16:28

Një grup pedagogësh të sporteve dhe fizioterapistësh i kanë dërguar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për të hartuar një plan sa më parë që fëmijëve t’u rikthehet aktiviteti fizik në shkolla.

Fizioterapisti Fatjon Hajdari, shprehu shqetësimin në “Shqipëria live” se është rritur me shifra alarmante numri i fëmijëve që kanë probleme me shtyllën kurrizore.

Mosha 10-16 vjeç është mosha kryesore e rritjes. Të gjithë ata fëmijë brenda kësaj grupmoshe, mund të kenë shumë probleme gjatë këtij viti pandemik. Të rritesh teksa qëndron pa aktivitet fizik do të thotë të rritesh me deformime”.

Por, çfarë kërkojnë nga ministria?

Duam që të bëhet një plan i detajuar, ashtu siç janë bërë plane për të gjitha lëndët e tjera. Të ketë disa angazhime fizike të fëmijëve që të kontrollohen nga mësuesit”.

Megjithatë fizioterapisti sugjeron çfarë mund të bëjnë prindërit për t’u kujdesur për fëmijët e tyre, “Çdo prind mund t’i kushtojë 30 minuta në ditë fëmijës për ushtrime. Gjatë ditës, ta shohin si qëndron fëmija në kushtet e shtëpisë, si rri në divan, në krevat. Si rri kur konsumon drekën, darkën, a rri drejt; kur ecën në shtëpi,ecën drejt apo ka deformime”.

Duke qenë i kujdesshëm ndaj këtyre detajeve për fëmijën tuaj, mund të zbuloni në kohë nëse kanë probleme që më pas të kurohen në kohë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA