Franca parashikon të shesë zemrën artificiale duke filluar që nga janari i vitit të ardhshëm.

Kardio-kirurgu Altin Veshti tha për “Shqipëria live” se puna për krijimin e një zemre artificiale në Francë ka nisur para 27 vitesh dhe tani që u realizua është moment historik.

Prej vitesh, në Europë qytetarët, zemra e të cilëve po del jashtë funksionit presin të ketë donatorë që të bëjnë transplant zemre. Por, vit pas viti numri i donatorëve është ulur dhe krijimi i një zemre artificiale ishte i domosdoshëm.

Altin Veshti shpjegon më shumë për mënyrën si funksion ky organ artificial: “Duhet të jetë e lidhur me energji, ka një bateri litium që zgjat 4 orë. Më pas duhet të lidhet me një burim energjie. Për 4 orë, pacienti mkund të dalë dhe të kryejë aktivitet normal, pa qenë zemra e lidhur me energji”.

Megjithatë ai sqaron se kjo zemër artificiale nuk është përfundimtare: “Zemra artificiale shërben si një urë drejt transplantit të zemrës. Pacienti që vendos zemrën artificiale futet edhe ne listën  e pritjes për transplant”.

Organi nuk mund të ripërdoret në persona të tjetë: “ Nuk përdoret më. Kompania që e ka krijuar parashikon një afat 5 vjeçar që zemra mund të funksionojë pa ndërhyrë në të”.

Kosto e kësaj zemre, sipas kardiologut është 150-160 mijë euro dhe blihet nga sistemi shëndetësor, nuk mund ta blejë vetë individi.

Po a mund të kryejë një pacient me zemër artificiale aktivitet normal?

Sipas informacioneve që kam, kjo zemër ka sensorë që stimulojnë zemrën normale, të japin më shumë gjak kur vrapn, pra mund të bëjnë aktivitete të ndryshme”. – thotë kardiologu Florim Cuculi.

A mund të përjetojnë emocione pacientët me zemër artificiale?

Kardiologu shpjegon se zemra do të pompojë si një zemër e vërtetë por personi nuk do të ndjejë emocione  “Psh. kur takon dikë që e pëlqen, rrahjet e pulsit nuk do ti shtohen si zakonisht, nuk do ta ndjejë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA