Vaksina Sputnik-V/ Ambasada ruse i drejtohet këshilltarit të Ramës: Gati ta sjellim edhe në Shqipëri

28/12/2020 17:28

Ambasada ruse në Tiranë i është shprehur e gatshme për të sjellë vaksinën e prodhuar nga Rusia kundër Covid në vendin tonë. Ftesa zyrtarë është bërë nëpërmjet një postim në faqen zyrtare në rrjetet të ambasadës ruse në Tiranë.

Kjo seli diplomatike i drejtohet publikisht Endri Fugës, drejtorit të Zyrës së Komunikimit në Kryeministri, këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se Moska është gati të sjellë vaksinën e saj në Shqipëri.

“I nderuar z. Endri Fuga, Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Gjithashtu ambasada e shoqëron këtë me postimin e Fugës, si dhe me disa të dhëna mbi efikasitetin e vaksinës Sputnik V. Shqipëria ka hyrë në rrjetin COVAX të marrjes së vaksinave anti covid, si dhe pret të marrë ndihma nga ana e Bashkimit Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA