Në Japoni, torta e kuqe me të bardhë është gatimi kryesor i sezonit të festave

Krishtlindja është periudha e traditave, familjes dhe ushqimit të shijshëm, por kjo mund të nënkuptojë elementë të ndryshëm në pjesë të ndryshme të botës. Për shembull, në Afrikën e Jugut, pjata kryesore janë larvat e skuqura, ndërsa në Groenlandë, hanë lëkurë balene dhe zogj deti të thartuar.

Bright Side na liston disa tradita shumë të veçanta që ne as do të na shkonim ndërmend.

1 .Në Afrikën e Jugut, pjata kryesore e festave janë larvat e skuqura.

Larvat e skuqura shumë janë ushqyese sepse janë të pasura me proteina.

Këto insekte mblidhen gjatë dimrit, kështu që përshtaten më së miri me Krishtlindjet. Vendasit i hanë si një meze të lehtë ose të gatuara me domate dhe salcë.

2. Në Japoni, torta e kuqe me të bardhë është gatimi kryesor i sezonit të festave.

Torta e Krishtlindjes është ngulitur aq shumë në kulturën japoneze, saqë e shihni kudo: në reklama dhe në çdo dyqan.

Më e popullarizuara është një tortë e bardhë, e ngjashme me sfungjerin, e mbuluar me krem pana dhe luleshtrydhe. Është kaq popullor sa ka edhe një emoji të tij. Kontrolloni telefonin tuaj dhe shikojeni vetë.

3. Në Venezuelë, patinojnë për të festuar.

Në Venezuelë, patinazhi ndodh në prag të Krishtlindjes, dhe kjo traditë u bë aq e njohur sa që autoritetet duhej të mbyllnin rrugët në mënyrë që të gjithë të patinonin me kujdes.

4. Në Groenlandë, hanë lëkurë balene dhe zogj deti të thartuar.

Vendasit nga Groenlanda shërbejnë një pjatë të veçantë të quajtur “mattak” të bërë nga lëkura e balenave. Është shumë e vështirë për tu përtypur, kështu që zakonisht gëlltitet e tëra.

Ata konsumojnë gjithashtu “kiviak”, i cili është mishi i gjallë i aukëve (një specie zogjsh) të fermentuar. Vendasit i konsiderojnë të shijshme.

5. Në Spanjë, veshin të brendshme të kuqe në prag të Vitit të Ri dhe hanë 12 kokrra rrush.

Spanja ka dy tradita jo në Krishtlindje por në prag të Vitit të Ri. Së pari, duhet të hani 12 kokrra rrush në mesnatë. Dhe duhet t’i hani shpejt, në vetëm 12 sekonda. Siç mund ta supozoni, secili rrush përfaqëson një muaj dhe nëse i hani të gjithë, do të keni fat.

Për më tepër, mos harroni të vishni të brendshme të kuqe për këtë ngjarje. Mund të jenë edhe një palë çorape, nëse i keni marrë si dhuratë nga dikush tjetër.

6. Në Finlandë, një seancë e gjatë sauna në prag të Krishtlindjes është e domosdoshme.

Në prag të Krishtlindjes, çdo person finlandez bëhet gati për një seancë të gjatë dhe relaksuese të saunës përpara se të kënaqet me ushqimet gjatë darkës së Krishtlindjes. Konsiderohet se është një mënyrë e shkëlqyeshme pastrimi, shumë e rëndësishme në këto ditë festive.

7. Në Etiopi, veshin rroba tradicionale të bardha për Krishtlindje.

“Ganna”, siç quhet Krishtlindja në Etiopi, festohet në 7 janar. Vendasit zakonisht veshin rroba tradicionale të gjata dhe të bardha, të njohura si “netela”. Ata mblidhen të gjithë së bashku për të festuar dhe këndojnë dhe këngë tradicionale.

8. Në SHBA mijëra njerëz vishen si Santa në SantaCon.

SantaCon është një traditë amerikane që filloi në San Francisko në 1994 por shpejt u përhap në qytete të tjera të botës. Neë York është vendi më i madh nga të gjithë. Shumë njerëz vishen si Santa Claus ose ndonjë personazh tjetër i Krishtlindjeve dhe festojnë së bashku.

9.  Në Norvegji fshehin të gjitha fshirëset dhe fshesat.

Populli norvegjez ka një zakon të fshehë të gjitha fshesat dhe pecetat që përdorin për pastrim në prag të Krishtlindjes, sepse ekziston një besim se shtrigat ose shpirtrat e tjerë të këqij mund të vijnë dhe t’i vjedhin ato.

Burimi: Bright Side

FOTO GALERI
1/9
Në Afrikën e Jugut, pjata kryesore e festave janë larvat e skuqura

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA