Turqi, i dyshuari i DEASH-it mbahet në paraburgim

26/12/2020 10:35

Njërit prej tre terroristëve të dyshaur të DAESH-it, të cilët u arrestuan në provincën jugore Adana në Turqi të enjten, iu caktua masa e paraburgimit sot.

Tre të dyshuarit u arrestuan për dyshimin se ishin pjesë e grupeve të caktuara të organizatës terroriste dhe për pjesëmarrje në takime organizative.

Ndërsa njërit prej të dyshuarve iu dha paraburgim nga gjykata penale, dy të tjerët u lanë të lirë me kusht.

Kërkimet për dy të arratisur të tjerë po vazhdojnë. Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.

Vendi është sulmuar nga terroristët e DEASH-it disa herë, me 315 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën dhjetë sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA