Tirana pjesë e projektit pilot “Rruga e Pastër e Energjisë”
26/12/2020 13:12
Segmenti rrugor nga Pallai me Shigjeta-shkolla “Vasil Shanto” do të jetë pjesë e projektit pilot “Rruga e Pastër e Energjisë ” .
Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku ka publikuar një video ku paraqitet projekti i rrugës.
“Agjencia për Efiçencën e Energjisë prezanton projektin pilot “Rruga e Pastër e Energjisë ” . Kjo rrugë do të jetë rruga e parë autosufiçente, në të cilën energjia e nevojshme për të mbuluar ndriçimin dhe karikimin e makinave elektrike me karikuesët e vendosur përgjatë këtij aksi, do të prodhohet tërësisht nga sistemet inovative të prodhimit të energjisë sē rinovueshme”, shkruan Balluku.
Top Channel