Si do të menaxhohet pandemia e COVID-19 në Kosovë
26/12/2020 10:55
Ministri i Shëndetësisë̈ Armend Zemaj, do të mbajë në ora 11:00 konferencë për media, në të cilën do të bëhet një prezantim më i gjerë i aktiviteteve të zhvilluara në periudhën qershor – dhjetor, me theks në menaxhimin e situatës epidemiologjike rreth COVID-19.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme 249 raste rezultuan pozitive, ndërsa janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 50.135 raste nga 177.387 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.298 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 538 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.656 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.181.
Top Channel