Një 37-vjeçar i dënuar më parë me 6 muaj burg pasi ka dhunuar nënën e tij është arrestuar ditën e sotme në Vlorë.
Gjithashtu kanë rënë në pranga edhe 3 drejtues mjetesh. Ata janë B. K., 40 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. K. M., 26 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. T. V., 42 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/ Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim. Në pranga edhe 3 drejtues mjetesh. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim Muatafa Lelaj, 37 vjeç, banues në Vlorë, të cilin Gjykata e Shkallës së parë Vlorë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penal “Dhune në familje”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi ka ushtruar dhunë psigologjike dhe fizike ndaj nënës së tij. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. K., 40 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. K. M., 26 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. T. V., 42 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel