Sonte është një puntatë mjaft e veçantë dhe speciale e “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën pasi festojmë Krishtlindjen.
Tashmë traditë në “Shiko Kush LUAN” në mbrëmjen e Krishtlindjes ata që gëzojnë dhe luajnë bashkë me të ftuarit “vip” janë fëmijët dhe këtë sezon të katërt nuk mund të mungonin.
Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë mjaft të rëndëshishëm dhe disa prej tyre vijnë për herë të parë në program. Ata janë: Leonora Jakupi, Vikena Kamenica, Getinjo, Liridon Krasniqi, Rudina Dembacaj, Megi Pojani, Fjodora Fjora dhe Asim Gashi.
Sonte bëhuni gati për performancat surprizë nga Leonora Jakupi dhe Vikena Kamenice, nuk duhet të humbisni kërcimin “hot” të futbollistit Krasniqi dhe Megi Pojanit. Getinjo na ka treguar shumë të pathëna gjithashtu edhe energjia e Rudina Dembacajt nuk do të mungojë.
Surprizat do të vazhdojnë pasi në skenën e “Shiko Kush LUAN” vjen edhe babagjyshi me deshirat e të ftuarve të programit për vitin 2021. Ndërkohë për të shijuar spektaklin e sotëm duhet të presim orën 21:00 në Top Channel.
Top Channel