Dhunë, transport i paligjshëm kafshësh e falsifikim dokumentesh, 4 të arrestuar në Korçë

26/12/2020 13:28
Foto ilustruese

Katër  persona janë arrestuar për vepra të ndryshme në Korçë gjatë 24 orëve të fundit.

Të arrestuarit D. S., 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq dhe V. Xh., 40 vjeç, banues në Korçë janë kapur në fshatin Progër, Devoll, duke transportuar me një mjet tip kamion, 4 kafshë dore, të cilat dyshohet të jenë kontrabanduar në mënyrë të paligjshme nga kufiri i gjelbër me Greqinë.

Ndërsa D. Gj., 27 vjeç, banues në Durrës në hyrje të qytetit të Ersekës, në momentin që është ndaluar me mjetin tip “Opel” të cilin e drejtonte, për verifikim dhe kontroll nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, i ka paraqitur policisë  një leje drejtimi italiane dhe kartë identiteti italiane të dyshuara si të falsifikuara, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. K. B., 34 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë në kokë shtetasin F. M., 50 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë/ Gjatë 24 orëve të fundit, Policia arreston në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:  D. S., 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq dhe V. Xh., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi shtetasit e mësipërm janë kapur në fshatin Progër, Devoll, duke transportuar me një mjet tip kamion, 4 kafshë dore, të cilat dyshohet të jenë kontrabanduar në mënyrë të paligjshme nga kufiri i gjelbër me Greqinë.  Po nga këto struktura, u arrestua në flagrancë shtetasi D. Gj., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas në hyrje të qytetit të Ersekës, në momentin që është ndaluar me mjetin tip “Opel” të cilin e drejtonte, për verifikim dhe kontroll nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, iu ka paraqitur atyre një leje drejtimi italiane dhe kartë identiteti italiane të dyshuara si të falsifikuara, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, Maliq, pasi në këtë fshat, shtetasi i mësipërm për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë në kokë shtetasin F. M., 50 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA