Nuk ka fitues në sfidën mes Leicester dhe Manchester United në të famshme ‘Boxing Day’ të futbollit anglez.
Në King Power Stadium sfida mes këtyre dy skuadrave përfundoi me barazimin spektakolar 2-2, një rezultat që e lejon Leicesterin e Brandon Rogers të ruajë vendin e dytë në klasifikimin e premier League pas Liverpoolit me 28 pikë të grumbulluara në 15 ndeshje të zhvilluara.
Manchester United e nisi më mirë sfidën teksa në minutën e 23 e pa veten të marrë avantazhin pas golit të shënuar nga Marcus Rashford.
Por kryesimi në rezultat i Djajve të Kuq zgjati vetëm 8 minuta, pasi në të 31 minutë Barnes mposhti portierin De Gea duke barazuar rezultatin në 1-1 për Leicester.
Historia e pjesës së parë të kësaj ndeshjeje u përsërit edhe në 45 minutat e dyta të sfidës, pikërisht në 11 minutat e fundit të saj.
Bruno Fernandes tregoi edhe njëherë se është futbollisti më i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer teksa riktheu Manchester United në avantazh duke shënuar golin e dytë për skuadrën e tij.
Por edhe në këtë rast reagimi i Leicester ishte i shpejtë teksa Jamie Vardy 5 minuta nga fundi i sfidës barazoi shifrat në 2-2 që nuk ndryshuan më deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit të kësaj ndeshjeje me Leicester dhe Manchester United që u mjaftuan me këtë pikë të marrë në përballjen mes tyre.
Top Channel