Musk e pohon: Desha t’ia shes TESLAN-n, Apple-it!

25/12/2020 01:38

Kompanitë Apple dhe Tesla mund të jenë shumë shpejt konkurrentë në biznesin e makinave pa shofer, por për pak, ato të kishin përfunduar në të njëjtin ekip.

Duke iu përgjigjur një raporti të agjencisë së lajmeve, Reuters, se gjiganti Apple po tenton të zhvillojë një makinë autonome pasagjerësh deri në 2024, shefi ekzekutiv i Telsa-s, Elon Musk rrëfeu se ka takuar kreun e Apple, Tim Cook, në 2017, në ditët “më të errëta” të kompanisë që drejton, duke i propozuar që Apple të blejë Teslan, që prodhon makina elektrike.

”Ai refuzoi të merrte pjesë në takim”, ka shkruar Musk. Çmimi mund të ishte sa “1/10 e vlerës tonë aktuale”.Vlera e aksioneve të kompanisë Tesla tani arrin në 640 miliardë dollarë. “Ditët më të errëta të programit Modeli 3”, duket se ishte referencë për një periudhë që Musk e përshkruan si “ferr të prodhimit” kur një nga modelet e makinave pati probleme serioze të mëdha dhe kompania mbeti pa shumë para.

Në fakt Musk e ka thënë në të shkuarën se firma e tij qenë në prag të falimentimit. Kompania Apple, në anën tjetër, nuk ka bërë ende ndonjë koment mbi këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA