E rëndë në Fier, një efektiv policie shkon i plagosur me armë në spital
25/12/2020 22:46
FIER- Një efektiv policie është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.
Mësohet se rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. Lamaj, 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin).
Momentalisht 39-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.
Ndërkohë grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel