Maia Sandu u betua si presidente e re e Moldavisë. Duke folur në një ceremoni përurimi në kryeqytetin Kishinau, Sandu falënderoi të gjithë ata që votuan për të në zgjedhjet presidenciale dhe tha se pret mbështetjen e votuesve të saj në të ardhmen.
Sipas legjislacionit lokal, presidenti i Moldavisë merr detyrën që nga momenti i inaugurimit. Sandu, e cila shihet si një kandidate pro-perëndimore, u bë presidentja e parë moldave, duke fituar raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 16 nëntor.
Përveç kësaj, ajo është kreu i parë i shtetit që mban shtetësi të huaj pasi Sandu është gjithashtu shtetase e Rumanisë, vendi i cili refuzon të ratifikojë marrëveshjen për kufirin me Moldavinë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sandu grumbulloi mbi 57% të votave, ndërsa ish-presidenti rival i saj Igor Dodon mori rreth 42%.
Top Channel