Arrestohen personat që tentuan të vrasin gazetaren malazeze, Abazoviç: Duhet të gjenden porositësit

25/12/2020 17:29
Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas arrestimit të të dyshuarve në vrasjen e mbetur në tentativë të gazetares Olivera Lakiq.

Ai thotë se arrestimi i tyre nuk do të thotë shumë sepse duhet të gjenden porositësit.

“Vullneti politik, i cili nuk ka qenë atje deri më tani  më në fund ekziston! Prandaj, të gjithë të bëjnë pjesën e tyre të punës”, shkroi politikani shqiptar në llogarinë personale në Twitter.

Ai kujtoi se Lakiq ka hulumtuar për kontrabandën e cigareve dhe rastet më komplekse të krimit të organizuar për dhjetë vjet, si dhe lidhjet e tyre me majat e ish-qeverisë.

“Qeveria e Malit të Zi u jep mbështetje absolute gazetarëve të guximshëm hulumtues dhe duhet të krijojë një mjedis për punën e tyre të pandërprerë”, përfundoi Abazoviç.

Prokurori special Sasa Cadjenoviq vuri në dukje se dy të dyshuar për planifikimin e vrasjes së Lakiqit u arrestuan ndërsa për këtë, autorët ishin paguar 150 mijë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA