27/11 18:30
Sulmuesi anglez i gatshëm të pajtohet me kushtet e reja në “Old Trafford”.
Manchester United është gati t’i ofrojë një kontratë të re me kushte më të mira sulmuesit Mason Greenwood, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano për “Here We Go podcast”.
Greenwood nuk e ka filluar këtë edicion të ri në mënyrën më të mirë, ku edhe ka pasur probleme me Kombëtaren e Anglisë, që kishte ndikuar edhe në teknikun Garreth Southgate, i cili nuk e ftoi në grumbullim sulmuesin 19 vjeçar, përcjell KosovaPress.
Por talenti që ka ai, është i padiskutueshëm nga krerët e “Djajve të Kuq”, dhe pritet që në ditët në vazhdim t’i ofrohet kontrata e re që do ta mbante at në “Old Trafford” edhe për shumë vite të tjera.
Top Channel