Napoli thuhet se janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për mesfushorin e tyre Fabian Ruiz, raporton “Calcio Mercato”.

Bisedimet me agjentët e lojtarit për nënshkrimin e një kontrate të re kanë stagnuar, dhe raportohet se tani Napoli janë të gatshëm që ta shesin lojtarin, vetëm nëse ka oferta në regjion prej 50 milionë eurosh, përcjell KosovaPress.

Ruiz është paraqitur në 18 ndeshje për Napolin, në këtë edicion në të gjitha garat, dhe ka arritur të regjistrojë vetëm një gol deri tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA